Ekspertët e armëve nga Franca po ndihmojnë homologët e tyre ukrainas të mbledhin prova të krimeve të mundshme të luftës ruse në rajonin verior të Chernihiv, ka thënë prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.
"Ata punojnë në rajonin e Chernihiv dhe kryejnë kërkime në vendet e shkatërruara nga granatimet," shkroi Iryna Venediktova në llogarinë e saj në Facebook.
“Këto krime lufte duhet të ndëshkohen dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka së bashku për ta bërë këtë.”
Ekspertët e xhandarmërisë franceze përfshijnë specialistë në modelimin e dronëve, balistikës dhe armëve të shkatërrimit në masë.