Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar faktorit ndërkombëtartë bëjë më shumë presion për t'i dhënë fund një bllokade detare ruse të porteve të Detit të Zi që ka mbytur eksportet e grurit të vendit të tij, duke kërcënuar një krizë globale ushqimore, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.
“Mungesa e produkteve ushqimore do të çojë në mënyrë të pashmangshme në kaos politik, i cili mund të rezultojë në [kolapsin] e shumë qeverive dhe rrëzimin e shumë politikanëve,” tha ai në një fjalim në samitin e sigurisë Shangri-La Dialogue në Singapor.
“Ky kërcënim i mundshëm shihet qartë vetëm duke parë çmimet në rritje të produkteve bazë në tregjet botërore dhe në vende të caktuara. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e akteve të shtetit rus.
Kievi është në diskutime me OKB-në, Turqinë dhe vende të tjera për të hapur një rrugë për të lejuar eksportet e grurit dhe Zelenskyy tha se bisedimet janë të fokusuara në "formatin" e korridorit.