Rusia shpërndan pasaporta në qytetet e okupuara të Ukrainës

Bota

Rusia shpërndan pasaporta në qytetet e okupuara të Ukrainës

Nga: A.M Më: 12 qershor 2022 Në ora: 06:06
Foto ilustrim

Autoritetet pushtuese ruse thanë të shtunën se kanë filluar të shpërndajnë pasaporta ruse për vendasit në Kherson dhe Melitopol.

Ukraina e ka dënuar ndërkohë këtë “rusifikim” të qytetarëve ukrainas, raporton Independent, përcjell "Bota sot".

Agjencia e lajmeve Tass raportoi se 23 banorë të Kherson morën pasaporta ruse në një ceremoni të shtunën.

Agjencia pretendon se mijëra kanë aplikuar për pasaporta. Por BBC tha se raportet nuk mund të verifikoheshin.

Volodymyr Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia në Kherson tha: "Të gjithë shokët tanë Khersonit duan të marrin pasaportën dhe shtetësinë [ruse] sa më shpejt të jetë e mundur".

Ukraina ka thënë se ky dekret rus është "ligjërisht i pavlefshëm".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat