Kina mbështet bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës

Bota

Kina mbështet bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës

Nga: A.SH Më: 12 qershor 2022 Në ora: 08:17
Wei Fenghe

Ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe thotë se Pekini është i pikëlluar nga ngjarjet në Ukrainë dhe tha se ai mbështet bisedimet e paqes midis Moskës dhe Kievit, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.

Ai tha gjithashtu se Kina kundërshtoi ofrimin e armëve nga Perëndimi për Ukrainën, si dhe sanksionet e saj ndaj Rusisë.

“Cili është shkaku kryesor i kësaj krize? Kush është truri pas kësaj? Kush humbet më shumë? Dhe kush mund të fitojë më shumë? Kush po promovon paqen dhe kush po i hedh benzinë zjarrit? Mendoj se të gjithë i dimë përgjigjet e këtyre pyetjeve”, tha ai në dialogun Shangri-La në Singapor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat