Një sulm me raketa në qytetin perëndimor të Ukrainës, Chortkiv, ka shkatërruar pjesërisht një objekt ushtarak dhe ka plagosur 22 persona, ka thënë guvernatori i rajonit të Ternopilit, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Volodymyr Trush tha se katër raketa kishin goditur qytetin mbrëmë, duke dëmtuar katër ndërtesa banimi.
Nuk kemi viktima, por 22 persona u dërguan në spital me lëndime, duke përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, tha Trush në një konferencë në internet.
Ai shtoi se raketat janë lëshuar nga një anije luftarake në Detin e Zi.