Rusia ka të ngjarë të ketë bërë përparime të vogla në Kharkiv, thotë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë

Bota

Rusia ka të ngjarë të ketë bërë përparime të vogla në Kharkiv, thotë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Ministria britanike e mbrojtjes thotë se Rusia ka të ngjarë të ketë bërë përparime të vogla, për herë të parë në disa javë, në qytetin verilindor të Ukrainës,  Kharkiv,

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes shton se përpjekja kryesore e Rusisë mbetet sulmi kundër Severodonetsk në lindje të Ukrainës.

Më 10 qershor, Zëvendëskryetari i Parë i Komisionit Industrial Ushtarak të Rusisë parashikoi se shpenzimet e mbrojtjes shtetërore do të rriteshin me 600-700 miliardë rubla, që mund të afrohet me një rritje prej 20 për qins në buxhetin e mbrojtjes së Rusisë.

Financimi i qeverisë ruse po lejon që baza industriale e mbrojtjes së vendit të mobilizohet ngadalë për të përmbushur kërkesat e vendosura ndaj saj nga lufta në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat