Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës: Nuk mund ta fitojmë luftën me Rusinë pa ndihmën e Perëndimit

Bota

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës: Nuk mund ta fitojmë luftën me Rusinë pa ndihmën e Perëndimit

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 21:22
Hanna Malyar

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës ka deklaruar se vendi i saj ka marrë vetëm 10% të armatimeve që ka kërkuar nga aleatët perëndimorë dhe po paralajmëron se nëse ato vende nuk e shtojnë mbështetjen e tyre, ata mund të humbasin përballë Rusisë.

Hanna Malyar përsëriti kërkesën e autorizuar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky për SHBA, Britania e Madhe, aleatët evropianë dhe vendet e tjera.

“Nga sa thamë se na duheshin, morëm rreth 10%. Sado që të përpiqet Ukraina, sado profesioniste të jetë ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve perëndimorë nuk do të mund ta fitojmë këtë luftë. Malyar tha se duhej të kishte “një kornizë kohore të qartë” për dërgesa të tilla pasi çdo vonesë rrezikonte që më shumë territor të binte në duart e Rusisë: Ne duhet të dimë afate të qarta, sepse çdo ditë ka një vonesë, ne po flasim për jetën e ushtarëve dhe civilëve ukrainas. Nuk mund të presim shumë sepse situata është shumë e ndërlikuar”, është shprehur ajo.

Presidenti Zelensky i ka konsideruar përparimet e Rusisë në rajonin e Donbasit “të tmerrshme” dhe ka frikë se forcat ruse mund të marrin nën kontroll të gjithë rajonin e Luhanskut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat