Kremlini: Rusia dhe SHBA duhet të diskutojnë zgjatjen e traktatit të armëve bërthamore

Bota

Kremlini: Rusia dhe SHBA duhet të diskutojnë zgjatjen e traktatit të armëve bërthamore

Nga: A.M. Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të diskutojnë zgjatjen e traktatit START për reduktimin e armëve bërthamore, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton CNN, përcjell "Bota sot".

Peskov tha se diskutimet për zgjerimin duhet të kishin filluar tashmë sepse çështja është e rëndësishme për sigurinë globale. Bisedimet e çdo lloji midis SHBA-së dhe Rusisë janë tensionuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Kjo është një temë që nuk mund të shmanget”, tha Peskov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti në një intervistë të enjten.

“Ky diskutim është i rëndësishëm jo vetëm për popujt e dy vendeve tona, por edhe për të gjithë botën, për sigurinë globale”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat