Lavrov: Rusia “nuk është e pastër”, por “është ajo që është”

Bota

Lavrov: Rusia “nuk është e pastër”, por “është ajo që është”

Nga: A.SH Më: 16 qershor 2022 Në ora: 19:34
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka mbrojtur sërish veprimet e Moskës në Ukrainën fqinje, gjatë një interviste ekskluzive me BBC.

"Rusia nuk është e pastër," pranon Sergei Lavrov në përgjigje të një pyetjeje nga Steve Rosenberg. “Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi.”

Ministri pretendoi se Kombet e Bashkuara "po përdoren për të përforcuar lajmet e rreme nga Perëndimi", pasi u lexuan citate nga një raport i OKB-së që detajonte krimet e dyshuara të luftës ruse, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Për vetë pushtimin, Lavrov thotë: "Ne nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t'i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal".

Rusia ka kundërshtuar zgjerimin drejt lindjes së NATO-s, një aleancë ushtarake prej 30 anëtarësh e vendeve perëndimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat