Presidenti rus vazhdon të trajtojë situatën globale të ushqimit, duke mohuar se Moska po bllokon eksportet e ushqimit të Ukrainës.
(Anijet luftarake ruse dominojnë Detin e Zi dhe po bllokojnë portet e Ukrainës)
Presidenti Putin akuzoi gjithashtu SHBA-në për shtypjen e parave dhe "rrëmbimin" e ushqimit në tregjet globale, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
"Uria në vendet më të varfra do të jetë në ndërgjegjen e administratës amerikane dhe të eurokratëve."
Ai thotë se Ukraina nuk ka grurë të mjaftueshëm për të bërë një ndryshim, por Rusia mund të eksportojë më shumë.
Putin u zotua se Rusia do të dërgonte ushqim në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.