Kanceri i Gjermanisë, Olaf Scholz ka sinjalizuar se do të vazhdojë dialogun me presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht se kontakti ka shkaktuar disa kritika, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
Kancelari tha se është "absolutisht e nevojshme" që disa liderë, si ai dhe presidenti francez Emmanuel Macron, të flasin drejtpërdrejt me Putin.
Të dy udhëheqësit kanë zhvilluar disa biseda telefonike me Putinin që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Scholz tha se mesazhi i tij për Putinin ishte se "ju duhet të tërhiqni trupat tuaja dhe duhet të gjeni një marrëveshje me Ukrainën që është e pranueshme dhe e drejtë për popullin e Ukrainës".
Kancelari gjermane vizitoi dje presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kiev së bashku me Macron dhe kryeministrin italian Mario Draghi.