Mbrojtja e Ukrainës mbetet 'e fortë' rreth Severodonestsk

Bota

Mbrojtja e Ukrainës mbetet 'e fortë' rreth Severodonestsk

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2022 Në ora: 06:07
Ushtria ukrinase

Rusia po vendos më shumë forca për të mbështetur ofensivën e saj në zonën Severodonetsk dhe Lysychansk.

Por mbrojtja e Ukrainës mbetet "e fortë", sipas përditësimit të fundit nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

"Ushtria ruse ka përqendruar shumicën dërrmuese të fuqisë së saj luftarake në dispozicion për të kapur Severodonetsk dhe Lysychansk në kurriz të akseve të tjera të avancimit dhe po pëson viktima të rënda për ta bërë këtë," tha instituti me bazë në SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat