Presidenti i Kinës iu drejtua forumit ekonomik të Shën Petersburgut

Bota

Presidenti i Kinës iu drejtua forumit ekonomik të Shën Petersburgut

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2022 Në ora: 06:13
Presidenti Xi Jinping merr pjesë dhe i drejtohet seancës plenare të Forumit të 25-të Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut në format virtual me ftesë, 17 qershor 2022.

Rusia ftoi presidentin kinez Xi Jinping për të folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg të premten.

Duke folur me lidhje video, Xi i tha forumit se ishte e nevojshme të "ndërtohet një ekonomi e hapur botërore dhe të refuzohen përpjekjet për shkëputje, ndërprerje të furnizimit, sanksione të njëanshme dhe presion maksimal", raportoi media shtetërore të shtunën, përcjell Bota sot.

Kina ka kërkuar bisedime për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe nuk e ka dënuar Rusinë për pushtimin, raportpon Al Jazerra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat