Vazhdon sulmi i Rusisë në qytetin lindor të Lysychansk

Bota

Vazhdon sulmi i Rusisë në qytetin lindor të Lysychansk

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2022 Në ora: 09:04
Pamje nga sulmi në qytetin lindor të Lysychansk

Në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, sulmi i Rusisë vazhdon, raporton Sky News, përcjell Bota sit.

Kjo pason raportet se bombardimet ruse e kanë bërë të pakalueshme një autostradë kryesore jashtë qytetit, sipas guvernatorit rajonal të Luhansk, Serhiy Haidai në një postim në internet.

Rruga lidh Lysychansk dhe qytetin e Bakhmut, 55 km në jugperëndim.

Zoti Haidai shtoi se Lysychansk mbetet plotësisht nën kontrollin e Ukrainës.

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat