Zelensky viziton qytetin jugor të Mykolaiv

Bota

Zelensky viziton qytetin jugor të Mykolaiv

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2022 Në ora: 13:24
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka vizituar qytetin port të Detit të Zi, Mykolaiv, gjatë një udhëtimi pune në rajon, tha zyra e tij në një deklaratë.

"Presidenti inspektoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mykolaiv-it, e cila u shkatërrua si rezultat i një sulmi raketor nga forcat ruse," shtoi ai.

Deklarata nuk specifikoi se kur u bë vizita e presidentit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat