Rusia po dërgon një numër të madh trupash rezervë në Sievierodonetsk nga zonat e tjera të betejë në një përpjekje për të marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor që ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës.
Lajmi u bë i ditur të shtunën nga guvernatori i rajonit të Luhanskut.
"Sot, nesër ose pasnesër, ata do të nxjerrin të gjitha trupat rezervë që kanë ... sepse ka shumë prej tyre tashmë, ata janë në numër të konsiderueshem", tha për televizionin kombëtar guvernatori rajonal i Luhansk Serhiy Gaidai.
Ai shtoi se forcat ruse kontrollonin shumicën, por jo të gjithë qytetin e Sievierodonetskut.
Ndërkohë zyrtarët ukrainas në qytetin në lindje të vendit Novomoskovsk thanë se tre raketa ruse shkatërruan sot një depo karburanti. Sipas tyre tre persona u plagosën dhe ndodhen në spital.
Valentyn Reznichenko, një zyrtar i lartë i administratës rajonale postoi një foto të asaj që ai tha se ishte një zjarr i madh në një depo. Novomoskovsku shtrihet në verilindje të Dnipros, kryeqytetit rajonal./VOA