Zelensky vizitoi Odesën

Bota

Zelensky vizitoi Odesën

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 00:12
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky vizitoi sot qytetin e Mykolaiv pranë vijës së parë të luftimeve me forcat ruse. Nga atje, ai vazhdoi në rajonin e Odesës, njoftoi zyra e tij.

U postua një fotografi e Zelenskyt duke vizituar departamentin e traumës dhe duke folur me ushtarët e plagosur që po trajtoheshin në një institucion mjekësor.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 prill, Zelensky nuk është larguar nga Ukraina, por ka sfiduar rusët me vizita në zona afër luftimeve intensive, shkruan BBC.

Ai gjithashtu ka pritur vazhdimisht liderë perëndimorë në kryeqytet, Kiev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat