Forcat ruse që sulmojnë qytetin kyç të Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore, kanë mjaftueshëm rezerva për të nisur një ofensivë në shkallë të gjerë, tha kreu i ushtrisë së rajonit, Serhiy Hayday.
Duke folur të hënën në mbrëmje, Hayday tha se dhjetëra pjesë të pajisjeve të rënda ushtarake ruse ishin sjellë në rajon dhe ishin vendosur tashmë në fushën e betejës, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Në vetë qytetin, Hayday tha se luftimet janë duke u zhvilluar në zonën industriale, por “shumica e qytetit është nën kontrollin [e ushtrisë ruse]. Tani ushtria ukrainase kontrollon vetëm zonën industriale dhe territorin e uzinës Azot.
Hayday gjithashtu dha një përditësim mbi luftimet në qytetin fqinj të Lysychansk. Ai tha se kishte luftime përgjatë autostradës midis Lysychansk dhe Bakhmut dhe se të gjitha qytetet në atë zonë po bombardohen. Lysychansk "ishte granatuar pothuajse gjatë gjithë ditës" të hënën, shtoi ai.