Zelensky: “Rusia është një e keqe që duhet ndalur në fushën e betejës”

Bota

Zelensky: “Rusia është një e keqe që duhet ndalur në fushën e betejës”

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 09:45
Volodymyr Zelensky

Rusia “është një e keqe që mund të ndalet vetëm në fushën e betejës”.

Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, permes një video të postuar në Telegram. 

Ne mbrojmë Lysychansk dhe Severodonetsk. I gjithë ky rajon është më i ndërlikuari, ka betejat më të vështira – shpjegoi ai -. Por ka djemtë dhe vajzat tona të forta. Okupatorët po marrin përgjigje për veprimet e tyre kundër nesh. Mirënjohës për forcat tona të armatosura”.

Zelensky premtoi se ai do të bëj gjithçka që është e mundur për të siguruar që fokusi i luftes në Ukrainë të mos zbehet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat