Rusia pretendon se ka pushtuar një fshat në Sievierodonetsk

Bota

Rusia pretendon se ka pushtuar një fshat në Sievierodonetsk

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2022 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Separatistët pro-Moskë thanë se kanë pushtuar një fshat tjetër jashtë Sievierodonetsk, fitimi i tyre i fundit territorial në rajonin lindor të Ukrainës, raportoi agjencia ruse e lajmeve Tass, përcjell "Bota sot".

Zyrtarët në Kiev nuk kanë konfirmuar humbjen e territorit ndaj Moskës.

Ndërkohë, forcat ruse vazhduan sulmin e tyre ushtarak në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Guvernatori i Kharkiv-it, Oleh Synehubov, tha: “Nuk ka pushim në granatimet e civilëve nga pushtuesit rusë.

"Kjo është dëshmi se ne nuk mund të presim të njëjtin skenar si në Chernihiv ose Kiev, me tërheqjen e forcave ruse nën presion," tha ai.

Në Kharkiv ka një rritje të bombardimeve dhe sulmeve nga forcat ruse, e cila vjen vetëm një muaj pasi trupat ukrainase kishin rifituar kontrollin mbi qytetin, pasi kishin shtyrë trupat e Moskës jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat