“Më të avancuara, me rreze dhe saktësi superiore”: Njësitë e para të raketave HIMARS nga SHBA kanë mbërritur tashmë në Ukrainë

Bota

“Më të avancuara, me rreze dhe saktësi superiore”: Njësitë e para të raketave HIMARS nga SHBA kanë mbërritur tashmë në Ukrainë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Sistemet raketore “HIMARS” nga Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Ukrainë, ka thënë të enjten ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

“HIMARS kanë mbërritur në Ukrainë. Faleminderit Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III, për këto mjete të fuqishme”, ka shkruar Reznikov në Twitter.

CNN shkruan se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse ose kur HIMARS kishin hyrë në vend ose nëse ato po përdoreshin tashmë në fushën e betejës.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina operojnë tashmë sisteme MLRS, por versioni HIMARS me gjashtë raketa që po dërgohet për të ndihmuar Kievin është më i avancuar, me rreze dhe saktësi superiore.

Ndryshe, vë në pah CNN, Ukraina ka kërkuar rreth 300 nga këto sisteme.

Deri më sot, SHBA i ka dhuruar vetëm katër HIMARS Ukrainës, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të më shumë në të ardhmen.

Veç SHBA-së, Gjermania do të dërgojë tre sisteme të tilla në Ukrainë, tha të mërkurën ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat