Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pohuar se deri në 80 luftëtarë polakë janë vrarë në sulmet në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
E cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA, ministria e mbrojtjes tha se 20 automjete të blinduara luftarake dhe tetë raketahedhës u shkatërruan gjithashtu.
Sulmet kishin në shënjestër fabrikën e zinkut Megatex në qytetin industrial të Konstantinovka.
Rusia i përshkroi luftëtarët polakë si "mercenarë" - një akuzë që ajo e ka ngritur shpesh ndaj luftëtarëve të huaj në anën e Ukrainës.