Alarmon komandanti ukrainas: 80% e njësitit janë të paaftë për luftë, shkak lëndimet dhe vdekjet

Bota

Alarmon komandanti ukrainas: 80% e njësitit janë të paaftë për luftë, shkak lëndimet dhe vdekjet

Nga: A.M Më: 26 qershor 2022 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Një komandant i një njësie elitare të marinsave ukrainas ka thënë për Sky News se shumica e trupave të tij më të trajnuara janë plagosur ose vrarë, përcjell "Bota sot".

Duke folur pranë vijës së frontit, në jug të qytetit të Severodonetsk, komandanti i kompanisë Oleksandr tha se një bërthamë e ushtarëve me përvojë që kishin luftuar së bashku që nga viti 2018 janë humbur.

"Njësiti im ishte 100% i përbërë nga ushtarë profesionistë që kanë shumë përvojë. Tani, 80% janë të paaftë për shkak të lëndimeve të rënda ose vdekjes," thotë ai.

Në komentet që do të alarmojnë ata që mbështesin Ukrainën në luftën e saj katërmujore me Rusinë, ai thotë se nuk e di se sa kohë njësia e tij mund të përballojë humbje të tilla.

"Unë as nuk di si t'i përgjigjem kësaj pyetjeje," thotë Oleksandr.

"Është e vështirë. Është e vështirë, por ne nuk kemi zgjidhje."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat