Në një fjalim mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se një ditë më parë 45 raketa ruse goditën zona të gjera, duke përfshirë pjesën veriore, jugore dhe perëndimore të vendit, përcjell Bota sot.
Ai i përshkroi sulmet si të destinuara për "jo vetëm shkatërrimin e infrastrukturës sonë", por edhe si "presion shumë cinik, të llogaritur mbi emocionet e popullit tonë".
Ai gjithashtu u zotua të rifitojë të gjitha qytetet në rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk, duke përfshirë Severodonetsk, që janë marrë nga forcat ruse.