​Scholz: S’ka kthim në marrëdhëniet e paraluftës me Rusinë

Bota

​Scholz: S’ka kthim në marrëdhëniet e paraluftës me Rusinë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 23:40
Kancelari gjerman Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sot se nuk mund të ketë kthim në marrëdhëniet e paraluftës me Rusinë.

Ai tha në samitin G7 se Rusia ka shkelur të gjitha rregullat, të gjitha marrëveshjet e bëra për bashkëpunim duke sulmuar Ukrainën.

Scholz tha se udhëheqësit e G7 ranë dakord se kjo kishte çuar në ndryshime afatgjata, të cilat do të shënonin një periudhë shumë të gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Është e qartë se në marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të ketë kthim në kohë para sulmit ndaj Ukrainës”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat