Tetë të vrarë në sulmin me raketa ruse në Lysychansk

Bota

Tetë të vrarë në sulmin me raketa ruse në Lysychansk

Nga: M.H. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 06:37
Pamje nga lufta në Ukrainë

Një sulm raketor rus në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 21, tha Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhansk.

“Sot, kur njerëzit civilë po mblidhnin ujin nga një rezervuar uji, rusët synuan turmën”, tha zoti Haidai në një deklaratë në Telegram, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Më herët, civilëve u ishte kërkuar të evakuonin qytetin lindor, ndërsa forcat ruse vazhduan të bombardojnë rajonin.

Qyteti është qyteti i fundit i madh i Luhanskut që ende mbahet nga trupat ukrainase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat