Kryebashkiaku i Khersonit është rrëmbyer nga forcat ruse, kanë raportuar një numër mediash ukrainase.
Ihor Kolykhaiev kishte mbetur në qytetin e pushtuar për t'u shërbyer zgjedhësve të tij, përcjell Bota sot.
Kyiv Independent dhe Ukrainska Pravda cituan këshilltaren e z. Kolykhaiev, Halyna Liashevska, duke thënë: "Ata kanë marrë Ihor Kolykhaiev."
Që nga fillimi i luftës, ka pasur disa raporte për rrëmbim të aktivistëve dhe figurave pro-ukrainas në territoret e pushtuara.