Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia po përdor energjinë si një “armë shtrëngimi”.
Ai, ka folur në një ngjarje në samitin e aleancës, që po zhvillohet në Madrid.
Stoltenberg thotë se nuk ishte e qartë për të gjithë përpara fillimit të pushtimit të Ukrainës se varësia e madhe e aleatëve evropianë nga importet e gazit dhe naftës ruse do t’i bënte ato vende të prekshme.
Ai thotë se aleatët duhet të jenë gjithashtu të vetëdijshëm për rreziqet e varësisë së madhe nga burimet kineze për projektet e tyre të infrastrukturës.
Stoltenberg shton se NATO-ja synon të jetë neutrale ndaj karbonit si një organizatë deri në vitin 2050, shkruan BBC.