Autoritetet lokale thonë se tre persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën kur një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi.
Kryebashkiaku i qytetit tha se tetë raketa goditën qytetin dhe u ka kërkuar banorëve që të evakuohen.
Tani një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse ka thënë se forcat e Moskës goditën një bazë stërvitore për "mercenarët e huaj" pranë qytetit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet mbi incidentin.