Trupat ukrainase gjejnë hard diskun rus të 'klasifikuar' plot me të dhëna ushtarake

Bota

Trupat ukrainase gjejnë hard diskun rus të 'klasifikuar' plot me të dhëna ushtarake

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Ukraina ka gjetur një hard disk që përmban rreth 100 GB të dhëna ushtarake ruse, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar.

Kjo u zbulua në rajonin Chernihiv të Ukrainës veriore, raporton Kyiv Independent.

Hard disku përmban një listë stafi dhe të dhëna biografike të ushtrisë ruse nga një njësi e veçantë e artilerisë së mbrojtjes ajrore.

Ai përmban gjithashtu detaje të armëve ruse, si dhe të dhëna për stërvitjet ushtarake.

Një numër i dokumenteve thuhet se u etiketuan "të klasifikuara".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat