Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pasi një autobus ra në humnerë në perëndim të Pakistanit.
Mësohet se aksidenti ndodhi për shkak të rrugës së rrëshqitshme pranë Danisarit dhe motit të keq.
Në pamjet e publikuara në mediat vendase shihet, autobusi i përmbysur në fund të greminës.
Ndërkohë në Pakistan aksidentet janë të shpeshta për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore dhe automjeteve të amortizuara.