Një zonë e Moskës ku ndodhet ambasada britanike është quajtur Sheshi i Republikës Popullore të Luhanskut, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Lëvizja vjen pasi rruga ku ndodhet ambasada amerikane u riemërua me emrin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut - një gërmim jo dhe aq delikat ndaj kundërshtarëve të Rusisë.
E ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut janë zona të Ukrainës të kontrolluara aktualisht nga separatistët pro-rusë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Rusia është i vetmi vend që ka njohur rajonet e shkëputura.
Vendimi për të riemërtuar zonën erdhi pasi Rusia shpalli fitoren në rajonin e Luhanskut, duke marrë nën kontroll qytetet e saj kryesore.