Zyrtarët ukrainas: Rusia zgjeron flotën në Detin e Zi
Rusia ka rritur praninë e saj duke vendosur njësi shtesë në Detin e Zi, thanë zyrtarë nga ushtria ukrainase.
Rritja e pranisë detare nga Moska është konfirmuar nga komanda operacionale jugore e Ukrainës, raportoi The Kyiv Independent, përcjell "Bota sot".
Rusia ka vendosur pesë raketa transportues shtesë, dy nëndetëse dhe një anije sulmi amfibe, tha ushtria ukrainase.
Së fundmi, ushtria ruse ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës.
Forcat ukrainase bëjnë sulme në caqet logjistike ruse falë armëve perëndimore
Luftëtarët ukrainas po bëjnë “sulme të prekshme” në objektivat logjistike ruse falë armëve perëndimore, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Në video-mesazhin e tij të natës, ai tha se sulmet po preknin potencialin sulmues të Moskës, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
"Më në fund, artileria perëndimore ka filluar të punojë fuqishëm, armët që po marrim nga partnerët tanë. Dhe saktësia e tyre është pikërisht ajo që nevojitet," tha ai
.
Kievi i është lutur vazhdimisht Perëndimit që të dërgojë më shumë armë për të zmbrapsur pushtimin rus.