Ukraina pretendon kontrollin e ishullit të gjarpërinjve

Bota

Ukraina pretendon kontrollin e ishullit të gjarpërinjve

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2022 Në ora: 20:10
Ukraina pretendon kontrollin e ishullit të gjarpërinjve

Ushtria ukrainase pretendon se ka rifituar kontrollin e ishullit simbolik të gjarpërinjve në Detin e Zi, pasi ngriti flamurin e saj atje këtë javë pas tërheqjes së forcave ruse.

"Ne kemi rivendosur efektivisht kontrollin tonë mbi ishullin e gjarpërinjve", tha një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas, Oleksiy Gromov, sipas agjencisë së lajmeve të Ukrainës Interfax.

Forcat ukrainase kanë "kontroll fizik" të ishullit, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat