Von der Leyen: Vrasja e Abe trondit gjithë botën

Bota

Von der Leyen: Vrasja e Abe trondit gjithë botën

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 14:30
Von der Leyen

Një njeri i mrekullueshëm ka vdekur, një demokrat i madh dhe një kampion i rendit botëror shumëpalësh. Jam e pikëlluar, së bashku me familjen e tij, miqtë e tij dhe gjithë popullin japonez, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo vrasje brutale dhe frikacake e Shinzo Abe ka tronditur të gjithë botën”, shtoi ajo.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe vdiq, pas një atentati gjatë një takimi elektoral”, sipas raporteve të medias.

Një person u arrestua nga policia në Nara, në Japoninë Qendrore, pasi qëlloi sot ish-kryeministrin Shinzo Abe, i cili merrte pjesë në një takim elektoral.

Sipas medias lokale, 41-vjeçari me emrin Tetsuya Yamagami, ishte një ish-anëtar i Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes.

Yamagami përdori një lloj arme gjahu të punuar, me tytë të shkurtër, të fshehur në një çantë.

Sulmuesi i është shmangur survejimit të agjentëve të sigurisë dhe i është afruar ish-kryeministrit, duke qëlluar dy të herë nga një distancë shumë e afërt.

Më vonë sulmuesi u përpoq të largohej, por u ndalua nga policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat