Pesë të vrarë në Donetsk në 24 orët e fundit

Bota

Pesë të vrarë në Donetsk në 24 orët e fundit

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2022 Në ora: 13:04
Pamje nga Ukraina

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se pesë persona u vranë në rajonin e Donetskut në 24 orët e fundit, ndërsa shtatë u plagosën, përcjell Bota sot.

“E gjithë vija e frontit është nën granatime të pamëshirshme”, tha shefi i administratës ushtarake të Donetsk, Pavlo Kyrylenko në një mesazh Telegram të premten mbrëma.

Ai tha se qyteti i Slovianskut, mbi të cilin trupat e Moskës tani kanë vënë sytë, po "granatohet ditë e natë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat