Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadorin e Kievit në Gjermani ndërsa ka dërguar diplomatë të tjerë në Evropë.
Në një dekret që nuk jepte asnjë arsye për këtë veprim, ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari, raporton Reuters.
Marrëdhëniet e Kievit me Gjermaninë, e cila është shumë e varur nga furnizimet ruse me energji kanë qenë tejet të ndjeshme.
Të dy vendet janë në mosmarrëveshje teksa Gjermania kërkon që Kanadaja t’ia kthejë turbinën gjigantit rus të gazit natyror Gazprom për të pompuar gaz në Evropë.
Kievi i ka kërkuar Kanadasë që të mbajë turbinën, duke thënë se dërgimi i saj në Rusi do të ishte shkelje e sanksioneve të vendosura ndaj Moskës.