Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve te një grua në Portugali

Bota

Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve te një grua në Portugali

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore portugeze kanë njoftuar rastin e parë të konfirmuar të lisë së majmunëve.

Bëhet fjalë për një grua. Njoftimi është bërë publik të premten e 8 korrikut.

Deri ditën e djeshme Portugali kishte gjithsej 473 raste të lisë së majmunëve, të gjitha raste të regjistruara te meshkujt.

Shumica e infeksioneve u gjetën në Lisbonë dhe Luginën Tagus, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë e Portugalisë (DGS).

Lija e majmunit është e zakonshme tek kafshët e egra siç janë brejtësit. Megjithatë, edhe njerëzit mund të infektohen me virusin.

Simptomat e lisë së majmunëve përfshijnë skuqje të lëkurës, ethe , dhimbje koke, dhimbje shpine, ënjtje dhe lodhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat