Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se kufizimi i Rusisë në eksportet e drithërave ukrainase mund të ketë kontribuar në trazirat e fundit në Sri Lanka të shkaktuar nga mungesa e madhe e ushqimit dhe karburantit, përcjell Bota sot.
"Ne po shohim ndikimin e këtij agresioni rus që luhet kudo," u thotë Blinken gazetarëve në Bangkok.
Duke ripërtërirë një kërkesë që ai e ka bërë vazhdimisht, ai i bën thirrje Rusisë që të lërë rreth 20 milionë tonë drithë të largohen nga Ukraina, të cilën Moska e pushtoi në shkurt.