Samiti i dy superfuqive

Bota

Samiti i dy superfuqive

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 14:14
Amerika dhe Kina

Dy kryediplomatët e superfuqive botërore, Anthony Blinken i Amerikës dhe Wang Yi i Kinës biseduan për katër orë me njëri – tjetrin mbi sfidat e rendit ndërkombëtar, që nga lufta në Ukrainë dhe konkurenca mes dy superfuqive.

Amerikanët janë të shqetësuar për lidhjen më të ngushtë të Kinës me Rusinë dhe lufta në Ukrainë, teksa kinezët kanë shprehur shqetësime për Tajvanin dhe atë që e kanë cilësuar ndërhyrje amerikane në Azi - Paqësor.

Për amerikanët Kina nuk po mban një qendrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, por po mbështet propagandën ruse duke qëndruar krah tyre në Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë, për kinezët, amerikanët po kalojnë një periudhë sinofobie. Ata kërkojnë nga amerikanët që të anulojnë tarifat e vendosura nga administrate Trump dhe ajo Biden për të ndërtuar një marrëdhënie më të shëndetshme.

Temë e bisedës mes dy diplomatëve ishte edhe biseda telefonike në javët në vijim mes dy liderëve, Joe Bidenit dhe Xi Jinpingut.

Amerikanët kanë përcaktuar Kinën si një konkurent të fortë strategjik afatgjatë. Ndërkohë, ekspertët ndërkohmëbtarë të politikave ekonomike dhe ushtarake flasin për një konkurencë të shëndetshme të superfuqive, për të mos e çuar botën në recession ekonomik apo luftra në rajone të ndryshme të globit.

Takimi mes dy kryediplomatëve u zhvillua në Bali, në kuadët të G20-ës, ndërsa dy liderët pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike në javët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat