Lukashenko dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë, oficerët i thonë jo

Bota

Lukashenko dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë, oficerët i thonë jo

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 00:24
Aleksandër Lukashenko

Oficerët e lartë të brigadës së pestë të Forcave Speciale në Bjellorusi i kanë treguar presidentit të këtij shteti, Aleksandër Lukashenko se janë kundër dërgimit të trupave për të luftuar kundër Ukrainës.

Lukashenko është mbështetës i madh i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ukraina ka thënë se prej territorit të Bjellorusisë janë sulmuar me raketa.

Duke hyrë në luftë kundër Ukrainës, Bjellorusia do të dëbohet nga komuniteti i shteteve të qytetëruara dhe do të jetë një i dëbuar ndërkombëtar për shumë vite në vijim”, shkruan oficerët ushtarakë, raporton Newsweek. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat