LIVE: Luftë e ashpër, Putini ia jep edhe një ‘goditje’ Ukrianës – nënshkruan këtë dekret!

Bota

LIVE: Luftë e ashpër, Putini ia jep edhe një ‘goditje’ Ukrianës – nënshkruan këtë dekret!

Nga: BOTA SOT Më: 11 korrik 2022 Në ora: 06:08 Përditësuar në ora: 21:21 më 11.07.2022
Vladimir Putin

Ukraina dënon dekretin e Putinit për shtetësinë ruse

Ukraina ka dënuar dekretin e ri të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që lejon ukrainasit në të gjitha pjesët e shtetit të marrin shtetësi ruse.

“Ky dekret është një tjetër cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, që nuk është në pajtueshmëri me normat dhe parimet e ligjit ndërkombëtar”, tha më 11 korrik Ministria e Jashtme ukrainase.

Dekreti thotë se të gjithë shtetasit ukrainas dhe personat pa shtetësi që banojnë në Ukrainë mund të marrin pasaporta ruse përmes procedurës së thjeshtuar që Moska ka prezantuar më 2019 për banorët e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut, pjesë të të cilave janë kontrolluar nga separatistët pro-rusë që prej vitit 2014.

Që nga 25 maji i këtij viti, ky rregull vlen edhe për banorët e dy rajoneve të tjera ukrainase, Herson dhe Zaporizhja, pjesë të të cilave janë pushtuar gjatë pushtimit që Moska ka nisur në shkurt. Dhe tani, marrja e shtetësisë vlen për të gjithë banorët në Ukrainë.

Dekreti ka rritur shqetësimet lidhur me qëllimet e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, tha një analiste me bazë në Kiev.

Zgjerimi “nënkupton se planet ruse për pushtim nuk kanë kufizime gjeografike”, tha Maria Zolkina, udhëheqëse e studimeve të sigurisë dhe konfliktit në Fondacionin për Nisma Demokratike, me seli në Kiev.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë insistuar se qëllimi i luftës nuk është pushtimi i Ukrainës. Megjithatë, Moska dhe autoritetet e vetëshpallura ruse në territoret e pushtuara ukrainase tani thonë se këto rajone duhet të bëhen pjesë e Rusisë.

Autoritetet ruse të instaluara në territoret e pushtuara ukrainase në rajonet Herson dhe Zaporizhja më herët kanë thënë se kanë ngritur qendra të lëshimit të pasaportave për qytetarët ukrainas të cilët duan të pajisen me pasaporta ruse.

Në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut, që njihen me termin Donbas, liderët e separatistëve pro-rusë kanë thënë se qindra-mijëra banorë lokalë që nga viti 2019 kanë marrë shtetësinë ruse./REL

Rritet numri i viktimave nga sulmi ndaj ndërtesës së banimit në Donjeck

Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre në lindje të Ukrainës, me qytetin e dytë më të madh, Harkivin, që është përballur me sulme të reja dy ditë pas sulmit në ndërtesën e banimit, që ka lënë të vdekur të paktën 24 persona në një qytet të vogël në rajonin e Donjeckut.

Sulmet më 11 korrik vijnë teksa forcat ruse po shtyjnë përpara ofensivën e tyre për të marrë nën kontroll të plotë rajonin e Donjeckut, që së bashku me rajonin fqinj, Luhansk, përbëjnë Donbasin.

Në Harkiv, që gjendet në verilindje të Ukrainës, por jashtë Donbasit, guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, tha se një ndërtesë banimi dhe një shkollë janë sulmuar me raketa, duke lënë të vdekur tre persona dhe plagosur 28 të tjerë.

“Të gjitha sulmet ekskluzivisht janë ndaj objekteve civile. Ky është terrorizëm absolut”, tha Synyehubov.

Rusia tha se sulmet kishin për cak personelin e ushtrisë ukrainase dhe “mercenarët e huaj”, duke shtuar se forcat ukrainase po pësojnë humbje të mëdha në luftime.

Në qytetin Çasiv Jar të Donjeckut, ekipet e shpëtimit kontrolluan rrënojat pas rrëzimit të një ndërtese pesëkatëshe banimi, e cila u godit nga raketat ruse më 9 korrik.

“Deri në mëngjesin e 11 korrikut, 18 persona kanë vdekur, gjashtë janë shpëtuar nga rrënojat, dhe rreth 137 tonë rrënoja janë pastruar”, thanë ekipet e emergjencave. Më vonë, autoritetet bën të ditur se numri i viktimave është rritur në 24.

Zyrtarët ukrainas druajnë se edhe dhjetëra persona mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Më herët, guvernatori i Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, tha se të paktën 30 persona “janë nën rrënojat” e ndërtesës, që u goditur me raketa ruse Uragan.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi në Çasiv Jar paraqet edhe një krim tjetër të mundshëm lufte, të kryer nga forcat pushtuese ruse./REL

Putin dekret për pasaporta ruse me procedurë të përshpejtuar për ukrainasit

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret për të përshpejtuar dhënien e shtetësisë ruse për ukrainasit, në një përpjekje tjetër për të shtuar ndikimin e Moskës në Ukrainën e shkatërruar nga lufta. 

Deri tani, shtetësia ruse me procedurë të përshpejtuar, u jepej vetëm banorëve të rajoneve lindore, rusisht-folëse në Ukrainë, Donetskut dhe Luhanskut, si dhe atyre në rajonet jugore të Zaporizhias dhe Khersonit, pjesë të mëdha të të cilave kontrollohen nga Rusia. 

Dekreti i sotëm po ashtu vlen edhe për banorët pa shtetësi që ndodhen në Ukrainë. 

Që nga viti 2019, kur u zbatua për herë të parë procedura për banorët e Donetskut dhe Luhanskut, mbi 720 mijë banorë të të dy rajoneve, ose rreth 18 për qind e popullsisë së tyre, kanë marrë pasaporta ruse. 

Në maj, tre muaj pas sulmit ndaj Ukrainës, procedura e përshpejtuar filloi të zbatohej edhe për banorët e Zaporizhias dhe Khersonit. Pasaportat e para për ta filluan të shpëndahen muajin e kaluar. 

Luhansku dhe Donetsku së bashku, formojnë rajonin lindor të Donbasit, që është zemra industriale e Ukrainës. Forcat separatiste në këtë zonë kanë qënë në luftë me forcat ukrainase, që nga viti 2014. Në fillim të këtji muaji Rusia pushtoi qytetin e Lysyçanskut, qëndra kryesore e rezistencës ukrainase në Luhansk./VOA

U jepte informacione rusëve për pozicionet e ukrainasve, arrestohet burri në Zaporizhzhia nga Shërbimi Sekret i Ukrainës

Një kolaboracionist rus që i kishte dhënë informacione Moskës për pozicionet mbrojtëse të ukrainasve – është arrestuar nga Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU).

Ky person nga Odea u arrestuar në Zaporizhzhia, ku për destinacion kishte pasur shkuarjen në rajonin e Donetskut që kontrollohet nga forcat separatiste pro-ruse.

Sipas SBU-së, kolaboracionisti kishte vënë kontakte me lidershipin e të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe organizatorët dhe sponsoruesit e ushtrisë së saj.

Thuhet se ai ishte pajtuar që do t’i shërbej me nderë “Republikës Popullore të Donetskut”, dhe ishte bërë gati që të largohet nga rajoni që kontrollohet nga ukrainasit.

“Ai mblidhte informacione për pozicionet mbrojtëse të Ukrainës, dhe mobilizimin në rajonin e Odesas që i merrte nga kontaktet e vazhdueshme që i kishte me banorët e atjeshëm”, thuhet në kumtesën e SBU-së.

Ndryshe forcat ukrainase dhe ato ruse, edhe sot kanë vazhduar luftimet e ashpra në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.

Fotoja e 6-vjeçarit bëhet simbol i agresionit rus në Ukrainë

Një fotografi e 6-vjeçarit Vlad duke qëndruar pranë varrit të nënës së tij, në oborrin e shtëpisë në Buça të Ukrainës tronditi botën. Buça përjetoi disa nga skenat më të kobshme të agresionit rus. Nëna e Vladit, Marina Naumetz, vdiq kur familja u detyrua të strehohej në bodrum gjatë agresionit rus. Korrespondentët e Zërit të Amerikës, biseduan këto ditë me të jatin e Vladit, Ivan Drahun, i cili ndodhet ende në Kiev dhe përshkruan në vazhdim tmerret që përjetoi familja e tij. 

Fotografia e djalit që qëndron pranë varrit të nënës së tij në Buça është shpërndarë në mbarë botën, si simbol i agresionit të Rusisë në Ukrainë. 

Nëna e Vladit, Marina Naumetz, kujdesej për fëmijët. Kur filloi lufta, familja u fsheh në bodrumin e kompleksit të apartamentit të tyre në Buça. 

Bashkëshorti i Marinës, Ivan Drahun, kujton se si familja e tij rrallë dilte nga bodrumi. 

“Ishte e vështirë sepse ishte shumë ftohtë; ishte e vështirë të merrje frymë. Rrinim ulur atje, në errësirë. Nuk mund të dilnim jashtë; përdornim një kovë për të shkuar në banjë”. 

Ivani thotë se bombardimet ishin shumë tronditëse për gruan e tij. Një natë, ajo shkoi të flinte dhe nuk u zgjua më kurrë. 

“Marina ishte gjithmonë e stresuar. Ajo ndjente zemrën e saj t’i rrihte shpejt herë pas here. // Kishte dhimbje koke; merrte shumë ilaçe për zemrën”. 

Fqinjët e ndihmuan Ivanin të varroste gruan e tij në oborr. Arkivoli u bë nga një dollap i vjetër. 

Marina kishte dy fëmijë të tjerë nga martesa e saj e parë, Sofia 13-vjeçare dhe Vladimiri 10-vjeçar. 

“Vladimiri dhe Sofia e kuptuan, por Vladi nuk e konceptonte dot vdekjen e së ëmës. I thoshim se mami ka ikur për të punuar. Por më pas, ngadalë ai e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Ishte natë dhe më zgjoi e më pyeti: ‘Babi, a vdiq mami?’ Çfarë të bëja? I thashë: 'Po, bir, mami vdiq. Por ajo është me ne, ajo na sheh, ajo na mbron”. 

Lajmin e plotë lexoni KËTU.

Zelensky: Tërheqja ruse nga toka jonë 'e pashmangshme'

Tërheqja ruse nga toka ukrainase është "e pashmangshme", tha presidenti Volodymyr Zelenskyy në komentet e tij sfiduese në Telegram.

Ndërsa vërtiten raportet për një ushtri milionshe ukrainase të pajisur me armë perëndimore që po formohej me synimin për të rimarrë territorin jugor, udhëheqësi i kohës së luftës foli për luftën që do të vinte.

Ai tha: “Tërheqja e pushtuesve nga toka ukrainase është e pashmangshme, siç është edhe ndëshkimi i tyre.

“Por ne duhet të mbahemi, duhet të luftojmë së bashku në të gjitha frontet tani – në frontin politik, informativ dhe ekonomik, pa treguar dobësi askund.

“Ne mund ta përballojmë këtë luftë vetëm së bashku – absolutisht të gjithë, çdo burrë ukrainas, çdo grua ukrainase”.

Putin dhe Erdogan bisedojnë në telefon për situatën e grurit

Frika për miliona tonë drithë të shtrirë boshe në kapanone në portet e Ukrainës vazhdon, pa asnjë marrëveshje ende në fuqi për të lejuar kalimin e tij të sigurt jashtë vendit, përcjell Bota sot.

Moska e ka mohuar përdorimin e produkteve ushqimore si mjet kundër Perëndimit, por realiteti mbetet se portet e Detit të Zi të Ukrainës mbeten nën bllokadë nga luftanijet ruse.

Presidenti Vladimir Putin zhvilloi bisedime me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan ku diskutuan përpjekjet për koordinimin e eksportit të grurit dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, tha Kremlini të hënën.

Është e paqartë nëse është bërë ndonjë përparim dhe mund të jetë që çdo ofertë e zotit Putin do të refuzohet pa kontroll nga Perëndimi, pasi ato ka të ngjarë të jenë të kushtëzuara nga lehtësimi i sanksioneve ndërkombëtare.

Ukraina thotë se numri i të vdekurve nga Chasiv Yar është rritur në 26

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës thotë se numri i të vdekurve nga sulmet me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Chasiv Yar, tani është rritur në 26 persona, përcjell Bota sot.

Departamenti tha në një postim në Telegram se nëntë persona ishin shpëtuar deri më tani nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe të shkatërruar në sulmin e së shtunës, me përpjekjet e shpëtimit që vazhdojnë, përcjell Bota sot.

Ajo postoi foto të punëtorëve që kërkonin të mbijetuarit mes mbeturinave të betonit, ku besohet se janë bllokuar deri në dy duzina njerëz.

Putini të quhet ‘sundimtar’ e jo ‘president’ – kërkon një aleat i tij, i cili ka një ‘shpjegim’ për këtë!

Një parti pro-Kremlin po bën thirrje që Vladimir Putin të referohet si “sundimtari” i Rusisë dhe jo si “presidenti” rus, në mënyrë që të largohet një përshkrim i punës që rrjedh nga një gjuhë e huaj.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti ka raportuar të dielën se Partia Nacionaliste Liberale Demokratike (LDPR) propozoi zëvendësimin e termit “president” me “pravitel”, që do të thotë “sundimtar”, sepse termi “president” nuk ka zënë ende “rrënjën plotësisht” në Rusi.

Madje LDPR tha se përdorimi i termit “president”, “na ka vënë gjithmonë në siklet”.

Partia argumentoi në propozimin e saj se termi u përdor për herë të parë në fund të shekullit të 18-të në SHBA, dhe “shumë më vonë (ai) u përhap në të gjithë botën”.

“Në vendin tonë, sipas standardeve historike, kjo është përgjithësisht një fjalë e re dhe derisa të zërë rrënjë plotësisht, mund ta zëvendësoni.

Për shembull, me shprehjen “kryetar shteti” ose fjalën “sundimtar”.

“Të dyja janë më shumë e kuptueshme për veshin rus”, citohet të ketë thënë LDPR.

Propozimi vjen më shumë se katër muaj pasi Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, duke nisur një luftë që ka vrarë mijëra njerëz.

Ndryshe, thekson Newsweek, Vladimir Zhirinovsky, lideri për një kohë të gjatë i LDPR-së që vdiq në prill, propozoi shumë herë t’i referohej presidentit si “Sundimtari Suprem” për të krijuar distancë nga titujt e punës që rrjedhin nga gjuhët e huaja.

Por në vitin 2020, Duma e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit rus, hodhi poshtë një propozim nga LDPR që sugjeronte riemërimin e postit të kreut të shtetit si “sundimtar suprem”.

Ndërsa Kremlini tha në atë kohë se Putin nuk kishte asnjë pikëpamje për propozimin.

“Tani për tani e gjithë kjo është në fazën e diskutimit”, u tha gazetarëve në atë kohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Presidenti Putin nuk ka asnjë pikëpamje për këtë”.

Po sipas Newsweek, LDPR propozoi gjithashtu në vitin 2020 njohjen zyrtare të statusit të Rusisë si një “fuqi fitimtare” në Luftën e Dytë Botërore dhe njohjen e krishterimit ortodoks si fenë kryesore të Rusisë.

“Natyrisht që disa (nga propozimet) do të eliminohen, disa do të pranohen dhe nga kjo do të shfaqet rezultati i kërkuar i komisionit”, tha Peskov.

Propozimi i fundit i partisë vjen mes raporteve se në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, është përgatitur një fjalor për të zëvendësuar fjalët e huazuara nga anglishtja.

Të paktën 7,000 ushtarë 'të zhdukur' në Ukrainë

Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 7200 ushtarë ukrainas konsiderohen "të zhdukur" në mes të luftës me Rusinë.

Oleg Kotenko, komisioneri për çështjet e personave të zhdukur në rrethana të veçanta, i tha Suspilny se ai beson se shumica e të zhdukurve janë të burgosur, përcjell Bota sot.

Ai tha: "Nëse po flasim për ushtrinë, atëherë le të kuptojmë se kush janë ushtarakët. Ka Forcat e Armatosura të Ukrainës, është Garda Kombëtare, ka roje kufitare, ka SBU dhe këto janë institucione të ndryshme.

“Ato nuk janë përfshirë në shifrën e dhënë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, Forcat e Armatosura të Ukrainës japin të dhëna për dy mijë ushtarë të zhdukur.

"Qendra jonë e thirrjeve ka afërsisht 7200 njerëz."

Ai shtoi: "Ne e dimë se ata u dërguan në Rusi. Para së gjithash, ne duhet të kuptojmë se sa njerëz ka.

“Nëse janë më shumë se njëqind prej tyre, atëherë kuptojmë se praktikisht i gjithë batalioni është në robëri”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat