Imazhi satelitor tregon kraterin masiv, pas sulmit të ukrainasve mbi depon e municionit rus në rajonin e Khersonit

Bota

Imazhi satelitor tregon kraterin masiv, pas sulmit të ukrainasve mbi depon e municionit rus në rajonin e Khersonit

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 23:23
Sulmi i ukrainasve mbi depon e municionit rus në rajonin e Khersonit

Krateri masiv është gjëja e vetme që ka mbetur, pasi raketa ukrainase goditi objektin – që sipas zyrtarëve ukrainas po përdorej nga rusët si depo municioni.

Sulmi ndodhi në qytetin e okupuar Nova Kakhovka në rajonin e Khersonit në Ukrainë, ku sipas imazhit satelitor nga Planet Labs mund të shihet krateri i krijuar si pasojë e shpërthimit të fuqishëm.

Imazhi satelitor është shkrepur sot sipas Planet Labs. E krahasimi i imazheve tjera të shkrepura nga Planet Labs një ditë më herët, shihen një sërë ndërtesash që janë shkatërruar apo dëmtuar pjesërisht.

Në anën tjetër autoritetet ukrainase kanë publikuar edhe pamjet e këtij sulmi me raketë, që po konsiderohet si sulmi më i madh i ukrainasve që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.

Image

Aty shihet se si mbi qytetin Nova Kakhovka krijohet një top i madh i zjarrtë në qiell, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm mbi depon e municionit rus.

Presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky, një ditë më parë deklaroi se tërheqja e trupave ruse nga territori i Ukrainës, është një akt i pashmangshëm.

Gjithashtu ai bëri të ditur se ka hartuar me kabinetin e tij planin për aktivizimin e një milion ushtarëve, që përmes një aksioni ushtarak do t’i detyronte rusët të tërhiqen nga Ukraina. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat