Më shumë se 5,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin, raporton zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.
OHCHR tha se shifrat tregonin se 5,024 njerëz ishin vrarë dhe 6,520 u plagosën mes luftimeve në vend, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Në fillim të këtij muaji, komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, tha se ndalimi arbitrar i civilëve ishte bërë "i përhapur" në pjesë të Ukrainës të mbajtura nga ushtria ruse dhe grupet e armatosura të lidhura me to.
Gjetjet u bazuan në informacionin nga vizitat në terren dhe intervistat e kryera me pak më shumë se 500 viktima dhe dëshmitarë të shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Zonja Bachelet tha gjithashtu se OKB-së, e cila ka mbajtur një prani në Ukrainë që nga viti 2014, nuk i është dhënë ende akses në territorin e pushtuar nga forcat e armatosura ruse.