Pas Rusisë dhe Kinës, SHBA teston raketat hipersonike

Bota

Pas Rusisë dhe Kinës, SHBA teston raketat hipersonike

Nga: A.M Më: 14 korrik 2022 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë testuar me sukses një raketë hipersonike, thonë burimet.

Raketat hipersonike janë krijuar për të udhëtuar me shpejtësi që tejkalojnë 5 Mach (pesë herë shpejtësinë e zërit) në atmosferën e sipërme, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Suksesi i raportuar i lëshimit të këtyre raketave vjen mes frikës se Rusia dhe Kina janë më tej në zhvillimin e raketave të tyre hipersonike.

Forcat Ajrore të SHBA testuan me sukses armët e saj të reagimit të shpejtë të lëshuar nga ajri (ARRW) të martën në brigjet e Kalifornisë, sipas burimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat