Rusia bën pretendime të rreme për sukses për të rritur moralin e trupave, jeo detaje ministria e Mbretërise së Bashkuar
Moska po bën pretendime të rreme për progresin e saj në Ukrainë për të rritur moralin në mesin e forcave të saj dhe për ta treguar luftën më mirë te publiku rus, ka thënë ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Vlerësimi i saj ditor thoshte se operacionet ruse të mbrojtjes kishin mbetur “të reduktuara në shtrirje dhe shkallë” dhe se luftimet në perëndim të qytetit Lysychansk, të cilin forcat e Moskës e kanë kapur, ishin “të fokusuara në Siversk dhe Bakhmut”.
“Kjo është pavarësisht pretendimeve ruse se kanë hyrë në periferi të qytetit Siversk në fillim të javës”, thanë zyrtarët e mbrojtjes.
“Rusia ka bërë më parë pretendime të parakohshme dhe të rreme për sukses”, sipas zyrtarëve dhe kjo ka gjasa të paktën pjesërisht të synonte të demonstronte sukses për audiencën vendase dhe të përforconte moralin e forcave luftarake.
Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Trupat e Putinit po përgatisin një tjetër fazë sulmesh ndaj nesh!
Forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të re, raporton Kyiv Independent.
Këtë e paralajmëroi Vadym Skibitsky, një përfaqësues i drejtorisë së inteligjencës në ministrinë e mbrojtjes të Ukrainës.
Ai shtoi se aktiviteti rus sinjalizon se pa dyshim janë duke u zhvilluar përgatitjet për fazën tjetër të veprimeve sulmuese.
Gjithashtu, Skibitsky potencoi se kërcënimi i një pushtimi nga Bjellorusia nuk është më aq i lartë sa ishte më parë.
Ukraina zbulon bilancin e sulmit rus mbi Vinnytsia: Dhjetra të vrarë e qindra të plagosur!
Media ukrainase “Kyiv Independent” ka bërë me dije se operacionet e shpëtimit pas sulmit rus me raketa në qytetin ukrainas të Vinnytsia, kanë përfunduar.
Sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës, raportohet se 23 persona kanë humbur jetën, 202 qytetarë janë plagosur, një person është shpallur i zhdukur dhe tre të tjerë janë shpëtuar.
Sulmet, të cilat goditën qendrën e qytetit më 14 korrik, shkatërruan gjithashtu edhe 55 shtëpi banimi dhe 42 automjete.
Ndërkohë, guvernatorit i rajonit të Vinnytsia, Serhii Borzov ka njoftuar se 68 persona janë aktualisht të shtruar në spital dhe 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas tij, të gjithë trupat e viktimave janë identifikuar tashmë.
Ai ka shtuar se familjeve të personave të cilët kanë humbur jetën dhe janë plagosur, do tu rakordohet ndihmë në vlera përkatësisht 1700 dhe 850 dollarë.
Antonov 12/ Karakteristikat e avionit prodhim ukrainas, që u rrëzua në perëndim të Kavallës
Pranë fshatit Paleochori në komunën Pangaiou , avioni i kompanisë ukrainase Antonov 12 u gjet i përfshirë nga flakët e mëdha .
Është një avion standard transporti mallrash i favorizuar nga forcat ajrore sovjetike për më shumë se tre dekada.
Karakteristika kryesore e AN-12 konsiderohet të jetë aftësia e tij tërheqëse. Krahët e montuar lart dhe katër motorët i japin AN-12 cilësi të forta ngritjeje, ndërsa bishti i tij i ngritur lejon hyrjen në vendin e ngarkesave nëpërmjet një dere dhe një rampe ngarkimi.
Ai është projektuar posaçërisht për të operuar si një aeroplan mallrash dhe është ideal për çarter ngarkesash me distanca të mesme. Me kabinën e pozicionuar shumë përpara, trupi i avionit mund të shërbejë për të menaxhuar ngarkesën, si dhe për rezervat e karburantit.
Historia
Avioni i parë AN-12 fluturoi në dhjetor 1957 dhe hyri në Forcat Ajrore Sovjetike në 1959. Prodhimi i avionit filloi në Uzinën Shtetërore të Aviacionit në Irkutsk, por më vonë u transferua në Tashkent dhe më pas në Voronezh dhe Kazan, me një total prej 1248 të ndërtuara.
Ndërsa u ndërtuan mbi 60 modele variante të AN-12, më interesantja prej tyre është AN-12T sepse emërtimi misterioz i “T” nuk është i njohur deri më sot.