Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se avioni i saj rrëzoi një helikopter ukrainas MI-17 pranë qytetit lindor të Sloviansk dhe një avion SU-25 në rajonin e Kharkiv, pasi Moska ka rritur operacionin e saj ushtarak, përcjell Bota sot.
Ushtria tha gjithashtu se raketat e saj me bazë ajrore me rreze të gjatë kanë shkatërruar një depo në një zonë industriale në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, që ruante raketat anti-anije Harpoon të dorëzuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s.
Reuters nuk mundi të verifikonte menjëherë pretendimet.