Britania: Rusisë i janë vrarë dhe plagosur 50.000 ushtarë në Ukrainë

Bota

Britania: Rusisë i janë vrarë dhe plagosur 50.000 ushtarë në Ukrainë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 22:21
Ukrainë

Rusia ka humbur afër 50.000 ushtarë të cilët i janë vrarë ose plagosur gjatë pushtimit të Ukrainës dhe afër 1.700 tanke i janë shkatërruar, tha kreu i forcave të armatosura të Britanisë.

Por, admirali Tony Radakin, i tha BBC-së më 17 korrik se çdo spekulim se humbjet mund të rrëzojnë Qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, janë thjesht “dëshirë”.

Mendoj se disa nga komentet se ai nuk është mirë ose dikush me të vërtetë do ta vrasë atë ose do ta largojë nga pushteti, janë thjesht dëshirë”, tha ai duke iu referuar Putinit.

Si profesionistë ushtarakë, ne shohim një regjim relativisht të qëndrueshëm në Rusi. Presidenti Putin ka qenë në gjendje të shuajë çdo opozitë. Ne shohim një hierarki që është e investuar te presidenti Putin dhe kështu që askush që është në krye nuk ka motivim për ta sfiduar presidentin Putin”, shtoi Radakin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat