BE arrin marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit deri në vitin 2027

Bota

BE arrin marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit deri në vitin 2027

Nga: A.SH Më: 18 korrik 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Komisioni Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit natyror azerbajxhanas në të paktën 20 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2027.

"Sot, me këtë Memorandum të ri Mirëkuptimi, ne po hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin tonë energjetik me Azerbajxhanin, një partner kyç në përpjekjet tona për t'u larguar nga karburantet fosile ruse," tha von der Leyen.

BE-ja po kërkon furnizues alternativë për Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Azerbajxhani tashmë po rrit dërgesat e gazit natyror në BE nga 8.1 miliardë metra kub (bcm) në 2021 në 12 miliardë metra kub në 2022, tha Komisioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat