Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka emëruar një zyrtar me përvojë të sigurisë dhe luftëtar kundër korrupsionit si ushtrues detyre të agjencisë së sigurisë së brendshme, pasi mënjanoi papritur paraardhësin e tij, përcjell Bota sot.
Zelenskyy nënshkroi një dekret për emërimin e Vasyl Maliuk si ushtrues detyre të shefit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (SBU), një ditë pasi presidenti pezulloi mikun e fëmijërisë Ivan Bakanov për atë që ai e portretizoi si dështim për të çrrënjosur tradhtinë në agjenci.
Maliuk, 39 vjeç, kishte qenë nënkryetari i parë i SBU që nga marsi 2020 dhe drejtonte Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Drejtorisë Qendrore të SBU, sipas profilit të tij në faqen e internetit të SBU.